Massimilano Mirabelli ka analizuar sot në studiot e Radio Punto situatën kaotike që po kalon klubi i Milanit. Mirabelli ka kritikuar në mënyrë direkte dyshen Maldini-Boban, të cilët i fajëson për këtë situatë aspak pozitive të “Djalli”. Në fjalën e tij, ish-drejtori sportiv i Milanit u shpreh:
“Jo të gjithë ata që kanë qenë kampionë në fushën e lojës janë të suksesshëm në fusha të tjera. Askush nuk e priste këtë situatë. Milani ka një bazë shumë të mirë, kanë investuar shumë, presidenca i ka mbështetur në maksimum, prandaj pritej diçka më shumë.
Janë bërë ndryshime të rëndësishme, që nga trajneri, stafi drejtues e menaxherial, të cilët janë ndër më të paguarit në Itali. Prisnim diçka ndryshe nga ky Milan”, përfundoi Mirabelli./abcnews.al