Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Tre vatra aktive, vëmendje ndaj reshjeve që do të përfshijnë vendin

schedule10:12 - 29 Gusht, 2023

schedule 10:12 - 29 Gusht, 2023

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi këtë të martë në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vend dhe ka paraprirë pranisë së motit të keq në ditët e fundit.

Peleshi është shprehur se fatmirësisht falë punës së bërë nga autoritetet është bërë i mundur mbajtja nën kontroll i vatrave të zjarrit duke mos pasur asnjë humbje jete.

“Në ditët e fundit të verës së nxehtë e cila akoma nuk ka mbaruar, ku futemi në një tjetër sezon të emergjencave publike siç është ai i reshjeve. Këtë vit mbrojtja civile ka funksionuar më së miri dhe kemi menaxhuar me sukses 465 vatra zjarri dhe kemi ruajtur objektivin primar nuk kemi asnjë jetë të humbur, kemi ruajtur pronat e shqiptarëve kemi ruajtur një pjesë të madhe të sipërfaqeve të pyjeve. Në Vlorë, Dibër dhe Fier vijojnë vatra aktive të zjarrit. Nga Frakulli ku filloi dhe sezoni i zjarreve situate ka qenë e vështirë po me shumë angazhim arritëm që ta shmangim, zjarri në Qeparo në një zonë të banuar dhe turistike, një tjetër zjarr delikat ishte ai pranë kishës së Laçit ku pati një përqendrim të madh të forcave përkatëse dhe në Shpirag ku fatmirësisht kemi arritur që ta shmangim. Zjarr kemi aktualisht në pyjet e Lurës”, ka thënë ai.


Ndër të tjera ai ka theksuar se prania e reshjeve këtë sezon është një tjetër sfidë, ndaj ka bërë thirrje qytetarëve dh autoriteteve përkatëse që të jenë sa më të vëmendshëm për të shmangur çdo fatkeqësi.

“Kemi pasur reshje në veri mund të kemi situate lokale të daljes nga shtrati të lumenjve apo përrenjve për të shmangur humbjet e jetëve në fillim u bëj thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm. Pavarësisht se nga ulja e temperaturave këto dit do të ketë edhe rritje të tyre ose mund të kemi një prani të madhe reshjesh ndaj edhe dola në këtë komunikim publik. Forcat e armatosura janë faktori kyç dhe ushtarakët tanë të palodhur janë në çdo situatë duke sakrifikuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të emergjencave që lindin”, ka thënë ministri.

Ministri ka bërë me dije se ekipi i zjarrëfikëseve shqiptar që ka shkuar në Greqi, vijon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin fqinj.

Gjithashtu kemi ekipin tonë që vijon punën prej shumë ditësh në vendin tonë në Greqi ku duket se prej ditësh janë në betejë në flakët. 48 zjarrëfikës vijojnë punën në vendin fqinj për të ndihmuar autoritetet atje për të neutralizuar flakët. Në Greqi efektivë tanë kanë mundur që të bëjnë të mundur shpëtimin e 9 emigrantëve nga Iraku. Duhet që të bashkëpunojmë të gjithë së bashku pasi Shqipëria është një vend i bukur gjithnjë e më turistik dhe i ekspozuar për shkak të ngrohjes globale dhe pozicionit gjeografik dhe jemi të rrezikuar në 12muajt e vitit”, ka thënë Peleshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!