Situata e zjarreve në vend, autoritetet dyshojnë se pjesa më e madhe janë të qëllimshme

schedule11:00 - 12 Gusht, 2022

schedule 11:00 - 12 Gusht, 2022

Prej 10 ditësh këta banorë në bashkëpunime me forcat ushtarake po mundohen të shuajnë flakët që po djegin pyjet në fshatin Mal Bardhë në Kurbin.

Ndërhyrja e mjeteve zjarrëfikese në këtë zonë është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Kjo i ka detyruar ta fikin zjarrin me çtë munden.

Emeregjencat cilive raporojnë se zjarri në këtë zonë nuk rrezikon banesa. Sot aktive në vend janë tra vatra zjarri.

1.Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

2.Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.

3.Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.

Sipas emergjencave civile në 24 orët e fundit janë raportuar 25 vatra zjarri nga të cilat 22 janë shuar. Deri më tani raportohet për mijëra hektarë pyje të djegura si pasojë e zjarreve. Autoretet dyshojnë se pjesa me e madhe e zjarreve janë të qëllimshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!