Situata e zjarreve në Kaliforni: 15 viktima dhe 500 mijë banorë të evakuuar

schedule12:05 - 11 Shtator, 2020

schedule 12:05 - 11 Shtator, 2020

Asnjëherë më parë Kalifornia nuk ishte përballur me një zjarr të përmasave të tilla që po shkatërron territorin federal, në veri të Sakramentos.

Situata nuk është më e mirë në Oregon, në bregun perëndimor në veri të Kalifornisë ku 500 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për 10 për qind të popullsisë totale dhe numri është në rritje.

Zjarrfikësit po i japin prioritet sigurimit të jetës së njerëzve teksa luftojnë me flakët në një shtrirje prej 900 mijë hektarësh në të gjithë shtetin.

Në Kaliforni zjarri i shpërndarë në disa vatra po përfshin pyllin kombëtar të Mendocinos dhe situata është klasifikuar si më e rrezikshmja në historinë e këtij shteti.

Guvernatori Gevin Njusom fajësoi ndryshimin klimaterik dhe më pas shtoi se dëmet ekonomike janë të pallogaritshme.

I quajtur Zjarri Kompleks i Gushtit, zjarri aktual është një kombinim prej 37 zjarresh të nisura nga një rrufe në pyllin kombëtar të Mendocinos në 17 gusht, dhe deri tani vetëm 24% e tij është nën kontroll.

Zyrtarët federalë pranojnë se temperaturat janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë dhe erërat i kanë favorizuar më shumë. Tymi madh pengon punën e helikopterëve anti-zjarr.

Por presidenti amerikan fajëson zyrtarët, duke thënë se nuk kanë qenë të aftë të parandalojnë përhapjen e zjarreve.

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve. 10 në veri të Kalifornisë, por bilanci mund të rëndohet dhe më shumë pasi ndërhyrja e shpejtë është në kërkim të 16 personave që janë shpallur të zhdukur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!