Situata e zjarreve, Mehaj: Kosova do të ndihmojë gjithmonë Shqipërinë

schedule16:28 - 9 Gusht, 2021

schedule 16:28 - 9 Gusht, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë dhe Greqinë për shuarjen e zjarreve.

Përmes dy postimeve në rrjetin social Tëitter, Mehaj thotë se Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria janë gati në çdo kohë për të lehtësuar zjarret.

“Kosova qëndron me ju dhe do të mbështesë përgjithmonë Shqipërinë”, ka shkruar Mehaj.

Më tej ai ka thënë se shteti i Kosovës është në gatishmëri për të ndihmuar turistët e bllokuar dhe banorët e Greqisë për shkak të zjarreve që janë përhapur në gjithë vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!