Situata e vështirë te Dinamo, “detyron” Bardhin të zbresë në fushën para sfidës me Vllazninë

schedule15:20 - 2 Mars, 2022

schedule 15:20 - 2 Mars, 2022

Dinamo do të përballet me Vllazninë në “Loro Boriçi” për të luajtur ndeshjen e javës së 23-të të Abissnet Superiores, ora 16:45.

Blutë e Bledar Devollit i kanë dhënë fund përgatitjeve për këtë përballje, ndërsa gjendja e vështirë në të cilën ndodhen për shkak të rezultateve negative ka “detyruar” presidentin e Dinamos të zbresë në fushën e lojës.

Kreu i klubit dinamovit ka ndjekur nga afër seancën stërvitore, ku ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër para lojtarëve.

“Dinamo vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë, e cila luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi. Presidenti Adrian Bardhi ka zbritur në fushë për të takuar skuadrën në fillim të seancës stërvitore, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për 18 herë kampionët e vendit.

Pasditen e sotme skuadra do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës në prag të sfidës kundër skuadrës kuqeblu”, shkruhej në njoftimin e klubit dinamovit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!