Situata e vështirë shëndetësore, Massa flet për legjendën Schumacher

schedule22:16 - 24 Maj, 2020

schedule 22:16 - 24 Maj, 2020

Felipe Massa kaloi vetëm një sezon te Ferrari me Michael Schumacher, por mjaftoi që të ndërtonte një raport fantastik me shtatë herë kampionin e botës në Formula 1. 51-vjeçari pësoi një aksident të frikshëm dhjetorin e vitit 2013.

Ai ishte duke bërë ski me djalin e Mick, djalin e tij dhe përplasja qëlloi fatale. Schumi qëndroi gjashtë muaj në koma dhe prej 6 vitesh vazhdon të kurohet në shtëpinë e tij në Zvicër.

Massa është shumë i lidhur me familjen e legjendës gjermane dhe tregon për Fox Sports se gjendja e shokut të tij nuk është e mirë, por vetëm kaq. Privatësia duhet ruajtur dhe braziliani nuk tregon asgjë më shumë.

Unë e di si ndihet Schumacher, kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë së bashku. Pak më pak me gruan e tij Corinna, sepse vinte rrallë për të ndjekur garat.

Situata aktuale e Michael është e komplikuar. Familja e tij nuk dëshiron të japë ndonjë lajm të veçantë për gjendjen e tij shëndetësore, kështu që kush jam unë që ta bëj?“, thekson braziliani. /abcnews.al