Situata e tij te Real Madridit përkeqësohet ndjeshëm, Asensio mes dy ekipeve të mëdha

schedule19:44 - 12 Shtator, 2022

schedule 19:44 - 12 Shtator, 2022

    

Marco Asensio është duke kaluar momentin më të vështirë në karrierë te Real Madrid, pasi ka luajtur vetëm 18 minuta gjatë këtij sezoni.

Ancelotti ia bëri të qartë spanjollit gjatë verës që nuk është pjesë e planeve e tij, ndaj ishte mirë që të gjente  një skuadër të re, por sulmuesi refuzoi duke prentenduar se do të luante shanset e tij.

Në ndeshjen e fundit, Ancelotti e nxori në nxehje, por nuk e aktivzoi dhe kjo bëri që Asensio të shpërthente duke goditur stolin me shkelm.

Largimi në fund të sezonit kur i mbaron edhe konkrata është i pashmangshëm. Shtypi spanjoll shkruan se një kalim te Milani nuk përjashtohet edhe pse në garë është edhe Liverpooli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!