Kreu i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Alibeaj, përmes një deklaratë thekson se PD po e ndjek me shqetësim situatën dhe se mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për zbatimin e regjimit të reciprocitetit me Serbinë.
Gjithashtu, ai ka dënuar deklaratat, të cilat i quan provokative nga zyrtarë të Rusisë. Alibeaj shton më tej se PD mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Deklarata e plotë:
Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën në veriun e Mitrovicës.
Partia Demokratike mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës zbatimin e regjimit te reciprocitetit me Serbine. Ne te njejten kohe pershendesim bashkerendimin e plote te institucioneve te Kosoves me partneret strategjike dhe KFOR.
Partia Demokratike e konsideron si provokative dhe luftenxitese deklaratat e zyrtareve te larte te Federates Ruse.
Federata Ruse duhet te ndale deklaratat dhe qendrimet konfliktnxitese ne nje rajon qe e ka te percaktuar qarte orientimin euroatlantik. Federata Ruse nuk ka asnje lidhje me Kosoven nje vend i cili eshte percaktuar qarte strategjikisht ne aleance me demokracite euroatlantike.
Partia Demokratike u kerkon qytetareve te Kosoves qe me besim te mbeshtesin vullnetin e institucioneve te Republikes se Kosoves ne konsolidimin e shtetesise dhe te pavaresise.
Ne mbeshtesim dialogun Kosove-Serbi si rruga me e mire e zgjidhjes paqesore e mosmarrveshjeve reciproke.
Partia Demokratike fton Serbine dhe lidershipin e saj te kuptojne se procesi i njohjes reciproke Serbi -Kosove eshte kontributi i tyre real per nje Ballkan ne paqe dhe te integruar ne familjen europiane.
/abcnews.al