Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak pranoi situatën sfiduese të sigurisë në kalimin kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit, gjatë një telefonate me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi të enjten.
Kreu britanik tha gjithashtu se ishte e rëndësishme që konflikti të mos përhapej më tej dhe vuri në dukje rëndësinë e rolit historik të Egjiptit në rajon, duke përfshirë kërkimin e de-përshkallëzimit.
Ai ofroi gjithashtu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të menaxhuar situatën në kalimin kufitar Rafah dhe për të mbajtur rrugën të hapur për arsye humanitare dhe konsullore.
Gaza bllokohet si nga Izraeli, ashtu edhe nga Egjipti. Ka patur spekulime nëse Egjipti do të hapte kalimin e Rafahut, i vetmi kalim kufitar midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, megjithëse nuk e ka bërë ende këtë.
Eyad al-Bozom, një zëdhënës për ministrinë e brendshme palestineze, tha se avionët luftarakë izraelitë kishin synuar portën Rafah të martën. Ekipeve që punojnë në kalim ju kërkua të evakuohen menjëherë për shkak të kërcënimeve të goditjeve të kalimit, tha al-Bozom./abcnews.al