Situata e përmbytjeve në Shkodër, kuotat e lumenjve dhe liqenit drejt normalizimit

schedule10:22 - 15 Janar, 2021

schedule 10:22 - 15 Janar, 2021

Mëngjesin e së premtes hidrometri në Dajç, liqenin e Shkodrës dhe në Lumin Drin tregon se situata me kuotat po shkon drejt normalizmit.

Situata vijon të jetë si më poshtë:

-Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.18m.(Kuota max 6.30 m)

-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën08.30,shënon kuotën 8.54 m.(Kuota max 8.70 m)

-Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.72m. (Kuota max 7.50 m)

0Lumi Kir ka prurje minimale.

Ndërsa, sipërfaqja totale e përmbytur në bashkinë Shkodër është 1,750 hektarë.

Ndërkohë, rruga për në Obot vijon të jetë e bllokuar dhe nëpër të mund të kalohet vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Po ashtu, edhe ujësjellësi Oblika 1 vijon që të jetë jashtë funksionit.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.

INFORMACION MBI NJËSITË E TJERA ADMINISTRATIVE

Nj.A Dajç
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 750 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 255 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 380Ha
• Bimë dekorative 60 Ha
• Grurë 55 Ha
2. Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Nj. A. Guri i Zi

• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
• Tokë e pakultivuar 10 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha

Nj.A.Bërdicë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
• Tokë e pakultivuar 20 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha  s.b/abcnews.al/