Situata e PD, Kulluri: Po afron dita e dytë e së vërtetës pas 6 marsit, Alibeaj nuk përbën alternativë

schedule18:57 - 17 Mars, 2023

schedule 18:57 - 17 Mars, 2023

Analisti, Edvin Kulluri ka qenë i ftuar në “Special Report” me Arlind Isa në ABC News, ku ndër të tjera foli edhe për situatën që ndodhet Partia Demokratike tani pas vendimit të KAS dhe mënyrës që do të futen dy palët në zgjedhje.

Kulluri tha se 14 maji do të jetë dita e dytë e së vërtetës pas 6 marsit, për të treguar se cila është shumica, që sipas do të jetë sërish krahu i Berishës i cili do të futet në koalicion me Partinë e Lirisë.

Në krahun tjetër, për Alibeajn, ai thotë se nuk përbën një alternativë politike, pas nuk ka asnjë tezë, por edhe po të kishte teza nuk ka integritet thotë ai.

Po afrojmë të dita e dytë e të vërtetës, dita e parë ishte 6 marsi. Dihet kush është shumica, PL dhe Sali Berisha. Grupimi i Alibeajt  që nga ndarja me Berishën përveç kundërvënies ndaj Berishës nuk ka treguar asnjë vlerë politikë tjetër.

Nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë një alternativë të mirëfilltë.

Të dyjat palët po paguajnë një çmim shumë të lartë të krijuar nga 2017 e mbrapa.

Alibeaj nuk përbën alternativë politike, sepse nuk shohë teza, edhe sikur të kishte teza i mungon integriteti, në të njëjtën mënyrë edhe Berisha.

Berisha do marrë votat e mbështetësve dhe kaq, nuk shkon më shumë. Mirë do të ishte mos kishte me adhurim për liderin, pasi adhurimi me demokracinë janë të papërputhshme. Këto të tjerët përveçse nuk kanë krijuar asgjë, nuk kanë as karizmin e Berishës.

Partitë Perëndimore kanë modele politike, nuk mbështeten tek individi, siç bëjnë këta.

Alibeaj që drejton PD nuk shkel dot në Seli, kjo tregon se në çfarë gjendje jemi sot”, tha Kulluri.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!