Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, u rikthye të flasë për situatën e Mesut Ozil. Mesfushori turko-gjerman vazhdon të jetë jashtë ekipit dhe në muajt e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga Londra.
Megjithatë, Arteta la të hapur mundësinë e rikthimit të lojtarit në ekip. Kujtojmë që 32-vjeçari është bashkuar me londinezët në vitin 2013 dhe që nga ajo ditë numëron 184 ndeshje, ku ka shënuar dhe 23 gola.
“Ozil nuk është në skuadër tani. Unë jam duke u përqëndruar vetëm tek lojtarët që kam në dispozicion. Çfarëdo që të ndodhë në janar do ta mirëpres si vendim, por kemi pak kohë për të vendosur”, deklaroi spanjolli në konferencën e zakonshme për shtyp. /abcnews.al