Vietnami së fundmi ka vendosur të nisë me vaksinimin e fëmijëve si pjesë e një përpjekjeje për të rihapur shkollat pas më shumë se gjysmë viti mbyllje për shkak të COVID-19.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 1,500 adoleshentë midis moshave 16 dhe 17 vjeç në qytetin Ho Chi Minh në Vietnamin jugor ishin ndër të parët që morën injeksione para se programi i vaksinimit të përhapet në mbarë vendin në nëntor.
Gjatë fazës së parë, Vietnami ka miratuar vetëm vaksinën Pfizer për fëmijët. Prindërit ose kujdestarët duhet të nënshkruajnë një formular pëlqimi që fëmijët e tyre të vaksinohen, thuhet në raport.
Ndërkohë javën e kaluar, ministria miratoi vaksinimet për fëmijët midis 12 dhe 17 vjeç, me adoleshentët më të rritur në qytetet më të populluara që marrin përparësi për dozat e para. Ka rreth 14 milionë fëmijë vietnamezë të asaj moshe.
Sipas raportit, fëmijët do të vaksinohen në shkollat e tyre dhe ata që nuk ndjekin shkollën do të vaksinohen në spitalet pediatrike./abcnews.al