Situata Covid, Hoti paralajmëron nga 22 marsi mësim online në të gjitha shkollat

schedule11:50 - 16 Mars, 2021

schedule 11:50 - 16 Mars, 2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, këtë të martë pas takimit me ekspertët e shëndetësisë ka bërë me dije se duke filluar nga 22 marsi për dy javë me radhë mësimi do të zhvillohet online.

Sipas tij në kuadër të mbrojtës nga Covid është vendosur që në të gjithë shkollat e Kosovës mësimi të zhvillohet online.

“Është vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër COVID-19, pasi që është vlerësuar se trendet janë stabil. Ndërkohë që po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së, IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”, thuhet në njoftim.

Edhe në këtë takim u kërkua nga qytetarët që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të masave kundër COVID-19, që të ngritin nivelin e angazhimit përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.

“Përkundër ngarkesave, institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota dhe furnizimi me barna është stabil. Ndërsa Komiteti për Imunizim dhe institucionet përkatëse janë duke i kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme që sapo të arrijë kontingjenti i parë i vaksinës COVAX, menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve”, thuhet ndër të tjera./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!