Nga Erblina Mile
Kriza ekonomike që ka prekur vendin po rezulton më e rëndë nga parashikimet e bëra. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë theksoi se inflacioni po rezulton më i lartë se vlerësimet e bëra ndërsa kriza e çmimeve pritet të vijoj edhe gjatë vitit të ardhshëm. Sejko i kërkoi qeverisë që të mbështesë shtresat në nevojë.
Sipas Sejkos nëse konflikti rusi-Ukrainë do të vijojë disa ekonomi rrezikojnë të bien edhe në recension.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku kritikoi Bankën e Shqipërisë në lidhje me qëndrimet e saj për ecurinë ekonomike.
Banka e Shqipërisë rriti në 1% normën bazë të interesit si pasojë e rritjes së çmimeve një masë kjo që do të vijoj edhe në muajt e ardhshëm për shkak se inflacioni vijon të rritet.
/abcnews.al