Në një intervistë për Abc News, ish deputeti i PD, njëherë ish ministër i Shëndetësosë, Tritan Shehu foli për situatn alarmante që është krijuar në vend për shkak të Covid-19.
Shehu tha mes të tjerash se kjo që po ndodh është si pasoja e keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.
“Ky është diskutimin që qeverisë shqiptare u bën shqiptarëve. Një qeveri që me papërgjegjshmërinë e saj është përgjegjëse për këtë që po ndodh. E vetmja gjë që Shqipëria arriti nga mbyllja është dëmi i madh ekonomik. Mbyllja nuk kishte një strategji dalëse. Ju shikoni Italinë, Francën, Spanjën…dolën dhe po dalin gjithmonë më mirë.
Së pari duhej mbrojtur fort sistemi shëndetësor. Duhej pajisur me mjete. Mjeku i familjes nuk ka një mjet mbrojtës për vizita që bën. Merr vetëm një maskë në ditë. E dini ju që pacienti nuk merr një maskë te dera, por duhet ta ketë ai maskën në xhep. E dini ju që pacientët që vinë në QSUT nuk testohen më përpara. E dini ju që nuk ndiqen edhe personat e kontaktit. Mos flasim për shërbimet spitalore dhe këto kërkojnë dy gjëra: financime dhe dije për të bërë strategji. Këto gjëra munguan dhe prandaj jemi në këtë gjendje”, tha ai.
I pyetur nga Endi Xhafo nëse beson se do të ketë një valë të dytë në vjeshtë, Shehu tha se shpreson të mos ndodhë një gjë e tillë. Ish-deputeti thekson se kryeministri nuk duhet të nxirrte tanket në rrugë, por duhet të kishte strategji.
“Shpresoj të mos ndodhë. Por mund të them që përballimi i vazhdimit të valës së parë është shumë i keq. Nuk ishim në luftë, nuk na sulmoi njeri. Ishim duke u përballur me një virus, nuk nxirren tanket në rrugë. Unë nuk dëgjova të thotë Macron që të thotë po na bombardojmë, nuk e pashë të nxirrte tanket”, tha ai.
Për Shehun një mbyllje tjetër do të thotë rrënim për ekonominë e vendit.
“Mbyllja e parë nuk dha asnjë. Një mbyllje tjetër do të japë rrënimin ekonomik. Duhej aktivizuar menjëherë mjeku i familjes. Çdo qytetar që do ketë temperaturë mbi 37.5 duhej bërë testin. Kjo kërkon që të aktivizohen të gjitha laboratorë në Shqipëri. E gjithë popullsia duhet të pajiset me maska. Është një element shumë i rëndësishëm”, tha ai. /abcnews.al