Sistemi bonus-malus/ Komisioni i Ekonomisë kerkon sqarime për zbatimin e skemës

schedule15:59 - 21 Janar, 2025

schedule 15:59 - 21 Janar, 2025

Komisioni I ekonomisë dhe Financave në mbledhjen e parë për këtë vit  ka vendosur të therrasë në një seancë grupet e interesit për të sqaruar  se si po zbatohet sistemi bonus –malus.Ky sistem ka nisur të aplikohet për të përllogaritur siguracionin e automjeteve që prej 1 janarit  por  deputeti Erjon Braçe theksoi se ka pasur  një sërë shqetësismesh për mënyrën se si po aplikohet

Kreu i komisionit të ekonomisë  tha se do të ftohet të gjitha palët për të bërë  transparencë mbi cështjen.

Përmes sistemit bonus-malus të ‘penalizuar’ janë drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, pasi do të paguajnë paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Kurse shoferët e rregullt, do të përfitojnë sigurim më të lirë. Në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!