Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi para Kuvendit për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2022. Dumani theksoi se prokuroria e posaçme po krijon një sistem të ri për menaxhimin e çështjeve. Ai tha se SPAK ka bërë progres në hetimet për korrupsion ndërsa shtoi se janë dënuar 4 zyrtarë të lartë.
“SPAK po krijon një sistem për digjitalizimit të informacionit dhe të dhënave që lidhen me procedimet penale. Synojmë që në vitin 2023 të fillojë faza eksperimentale e këtij sistemi. Ka një rritje të procedimeve penale dhe konkretisht janë regjistruar 28 precedime penale me 34 persona në hetim.
Ka një rritje të përdorimit të hetimeve pro-aktive në 122 procedime penale. Është rritur gama e databaseve shtetërore ku SPAK ka akses të drejtëpërdrejt. Shumë verifikime i bëjmë direkt nga SPAK. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme nga Gjykata e Posaçme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, gjatë vitit 2022 janë dhënë katër vendime dënimi me katër persona që ish-zyrtarë të lartë.”, tha Dumani.