“Sistem anti-korrupsioni”, Basha: Do të eliminojmë çdo barriere për bizneset

schedule10:53 - 22 Shkurt, 2021

schedule 10:53 - 22 Shkurt, 2021

 Lideri i opozitës Lulzim Basha, fokus të programit ditën e sotme ka pasur anti-korrupsionin, për të cilën theksoi se lufta ndaj këtij fenomeni është në krye të listës nga qeveria e tij.

Po ashtu Basha gjatë fjalës së tij the përmes masave që do të ndërmarrë PD për të eliminuar çdo barrierë me bizneset do t’i japë mundësinë vendit të dalë nga korrupsioni.

Lexo edhe: Basha: Do ngremë moratorium 1-vjeçar për sistemin e inspektimit, çdo PPP do kalojë në lupë

Po ashtu ai bindur tha se me 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria dhe se qytetarëve do t’i kthehet besimi dhe shpresa.

 Pjesë nga fjala e liderit të opozitës Lulzim Basha:

Masat kërkojnë vullnet të hekurt, këto masa kërkojnë vullnet politik dhe unë e kam vendosur luftën ndaj korrupsionit në krye të agjendës time dhe angazhohem për të ngritur një sistem që vendos ne qendër individin dhe, familjen, qe ngre pagat dhe rrit pensionet, një sistem që motivon të drejtën, një sistem ku unë si Kryeministër nuk do të kem pushtet të pakufizuar, por do të ketë institucione dhe mekanizma që kontrollojnë dhe monitorojnë!

Dhe për të gjithë ata që pyesin ku do të gjenden paratë: paratë do të gjenden në buxhetin e shtetit, ku përmes këtyre masave çdo vit shqiptarëve do t’u kursehen kosto të tilla si ajo prej 7,2 miliard euro e korrupsionit në këto 8 vite.

Do të eliminojmë çdo barriere për bizneset, do të krijojnë një treg me konkurrencë të lirë ku nuk ndërhyn shteti, ku barra e shtetit është e papërfillshme, ku parlamenti nuk do miratoje më ligje speciale për miq special të kryeministrit.

Të dashur bashkëqytetarët e mi. Unë e di që ne mund ta zbatojmë këtë plan, ashtu siç mund të zbatojmë të gjitha planet që kam prezantuar deri tani.  E kemi vetë në dorë dhe unë besoj tek fuqia jonë e përbashkët. Besoj se së bashku mund të fitojmë dhe se do të fitojmë për të mirën e vendit tonë.

Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria. Ne do të fillojmë menjëherë punën për të sjellë ndryshim e shpresë për të gjithë shqiptarët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!