Siri, vijon makabriteti në Guten Lindore/700 viktima në 12 ditë

schedule12:52 - 3 Mars, 2018

schedule 12:52 - 3 Mars, 2018

Vijojnë sulmet ajrore në Gutën Lindore në Siri pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare dhe rezolutës të miratuar në Kombet e Bashkuara. Në vetëm 12 ditë numërohen 700 viktima, mes të cilëve mbi 200 janë fëmijë.

Lufta në Gutën Lindore në Siri nuk pushin dhe vazhdon të rëndojë bilancin e viktimave: rreth 700 civilë kanë humbur jetën, mes të cilëve më shumë se 200 janë fëmijë, në vetëm 12 ditë. Pavarësisht këtyre shifrave tragjike, bilanci mund të rritet edhe më tej për shkak të vijimit të sulmeve ajrore edhe gjatë armëpushimit disa-orësh që është vendosur për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën. “Korridoret humanitare”, të dakordësuara nga forcat siriane për evakuimin e popullatës, po rezultojnë të dështuara pasi bombardohen nga organizatat terroriste”, kështu shruan agjencia siriane e lajmeve Sana duke nënvizuar se disa persona nuk duan të largohen nga Guta Lindore pasi nuk I besojnë ushtrisë së regjimit që mbështet presidentit Bashar Al-Assad dhe aleatit të saj, Rusisë.

Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al Hussein, foli për krimet e mundshme të luftës dhe kundër njerëzimit. “Siria duhet të raportohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale”, tha ai, duke hapur një sesion urgjent të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të kërkuar nga Britania në Gjenevë. Por votimi për një rezolutë të propozuar nga Londra u shty deri të hënën.

Ndërkohë, OKB vazhdon të kërkojë pajtueshmërinë me rezolutën e miratuar të shtunën e kaluar nga Këshilli i Sigurimit i cili parashikon një armëpushim 30-ditor në të gjithë vendin. E njëjta gjë u bë edhe nga Presidenti i SHBA Donald Trump, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një seri kontaktesh telefonike. Presidenti amerikan “theksoi se SHBA nuk do të tolerojë mizoritë e regjimit të Asadit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!