Siri, mbi 100 të vdekur nga sulmi ajror amerikan kundër aleatëve të Assad

schedule12:54 - 8 Shkurt, 2018

schedule 12:54 - 8 Shkurt, 2018

Ushtria amerikane ka kryer një sulm të rrallë kundër forcave aleate të Bashar al-Assad në Siri. Mësohet se ne kete sulm janë vrarë 100 ushtarë pro-qeveritarë.

SHBA ka zhvilluar sulme të rralla ajrore në Sirinë Lindore për të penguar një sulm ndaj aleatëve kurdë dhe arabë nga forcat e lidhura me qeverinë e Sirisë. Më shumë se 100 luftëtarë pro-qeveritarë janë vrarë, sipas zyrtarëve të ushtrisë Amerikane. Rreth 500 ushtarë janë përpjekur të fitojnë terren nga ISIS dhe nga Forcat Demokratike Siriane “SDF”, forcë kjo që mbështetet nga SHBA. SDF dhe forcat qeveritare kontrollojnë zonë në dy anët e Lumit Eufrat në provincën Deir al-Zour.

Disa ushtarë amerikane iu bashkangjitën atyre të Forcave Demokratike Siriane dhe nuk kanë pësuar ndonjë dëmtim. Sipas raportimeve, vetëm një luftëtar I SDF është plagosur. “Forcat që mbështesin presidentin Bashar Al-Assad kanë luftuar me artileri, tanke dhe armë të tjera të rënda ndërsa kanë sulmuar selinë qëndrore të SDF, 8 kilometra në lindje të zonës së de-konfliktit në lumin Eufrat”, shpjegojnë zyrtarët amerikanë.

Duke parë këtë situatë, Forcat Demokratike Siriane janë përgjigjur me artileri dhe kanë thirrur sulmet ajrore të SHBA-së. Përtej akuzave për përfshirje në konflikt të brendshëm, Pentagoni insiston se veprimet janë kryer për vetëmbrojtje si dhe ka bërë me dije se agresorët nuk janë sulmuar pas tërheqjes./abcnews.al