Siri, Assad avancon përpjekjet për rekuperimin e territorit

schedule22:39 - 19 Prill, 2018

schedule 22:39 - 19 Prill, 2018

Qeveria siriane ka avancuar të enjten përpjekjet e saj për të rekuperuar bastionet e fundit të opozitës, me rebelët që po bëhen gati të tërhiqen. Presidenti Bashar al Assad korri një sukses madhor këtë muaj duke marrë nën kontroll Gutën, enklava më e madhe e rebelëve në lindje të Damaskut, duke i vendosur trupat e tij në pozitën më të fortë që nga fillimi i luftës 7 vjet më parë.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kryen sulme ajrore të shtunën e kaluar ndaj tre objektivave sirianë, në shenjë reagimi ndaj përdorimit të armëve kimike. Por sulmet në fjalë, mjaft të kufizuara, nuk kanë patur asnjë ndikim në frontet e betejës, ku trupat qeveritare po konsolidojnë ofensivën e tyre.

Grupet e fundit të rebelëve u tërhoqën nga lokaliteti i Gutës disa orë pas bombardimeve të Perëndimit, për të cilat aleatët vepruan në shkelje të konventave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që atëherë, shteti sirian, i mbështetur nga aleatët kyç Rusia dhe Irani, është fokusuar në rimarrjen e katër enklavave të mbetura. Ndërkohë, në një reagim të enjten Departamenti i Shtetit në Uashington akuzoi regjimin e Assad dhe palën ruse se po përpiqen të pastrojnë zonën ku u përdorën armët kimike, përpara se të mbërrijnë inspektorët ndërkombëtarë që do të bëjnë ekzaminimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!