“Dardani” i Torinos, Mërgim Vojvoda, është kthyer në objektivën e klubit turk, Fenerbahce.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit turk kanë kontaktuar me drejtuesit e Torinos duke i shfaqur interesin për mbrojtësin 28-vjeçar nga Kosova.
Në 87 ndeshje të zhvilluara me fanellën e “demave” torinez, Vojvoda ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 11 herë./h.ll/abcnews.al