“Sirena” turke për Ernest Muçin, “Shqiponjat” në ndjekje të talentit ofensiv

schedule08:16 - 5 Shkurt, 2024

schedule 08:16 - 5 Shkurt, 2024

Me shumë gjasa ky do të jetë sezoni i fundit i Ernest Muçi te skuadra e Legia Warzaw, me “fantazistin” shqiptar të sulmit, i cili po shkëlqen jo pak këtë sezon me “gjigantët” polakë, saqë ka filluar të ndezë interesimin e jo pak ekipeve të mëdha në Evropë, ku një ndër to vjen nga Turqia.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave turke, tekniku portugez i “Shqiponjave” të Ankarasë, Fernando Santos është i mahnitur nga performancat e ish-“yllit” të Tiranës, në “tapetin” jeshil, saqë ka detyruar klubin të nisë bisedimet e para për anësorin e krahut të majtë të sulmit.

Megjithatë, për autorin e 9 golave dhe 2 asistimeve, në 34 përballjet e zhvilluara këtë sezon pritet çmimi i lartë i vënë nga polakët e Legia Warzaw, me këta të fundit që nuk pranojnë asnjë qindarkë më pak se shifra e 7 milionë eurove, shifër kjo e konsiderueshme për një klub, në Superligën turke. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!