Bashkëshorti i Angela Martinit, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, u arrestua në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje.
Ai ra në prangat e policisë në ishullin e famshëm Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me shqiptaren. Mirëpo Dragos u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.
Ditë më pare, biznesmeni ka fituar përfundimisht pafajsinë në Greqi dhe gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos.
Së fundmi, mediat greke kanë publikuar pamjet ku tregohet momenti kur ai thotë se u arrestua në ishullin e Mykonos.
Ndërsa çifti ishin brenda një makine policie me shpejtësi të madhe, në video dëgjohet Angela duke bërtitur “pse po i jepni makinës kështu?” teksa vërehen automjete policie nëpër rrugë.
Pamjet janë bërë virale jo vetëm në media, por kanë bërë xhiron edhe në rrjetet sociale./abcnews.al