Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Sirena” gjermane për Taulant Seferin, interes nga Bundesliga 2 për sulmuesin shqiptar

schedule14:01 - 18 Prill, 2023

schedule 14:01 - 18 Prill, 2023

Taulant Seferi, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është futur në radarët e ekipit gjerman të Paderborn, në Bundesliga 2.

Paderborn është një skuadër që ka njohuri mbi lojtarët shqiptarë, pasi në të kaluarën fanellën e tyre e kanë veshur Alban Meha dhe Klaus Gjasula. Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat ukrainase dhe se skuadra gjermane pret ndonjë vendim për të ardhmen e Seferit.

Këtë sezon, Taulant Seferi ka luajtur 22 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar vetëm 1 herë./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!