“Sirena alarmi” për Allegrin te Juventusi, tashmë po flitet për pasardhësin

schedule17:52 - 28 Nëntor, 2021

schedule 17:52 - 28 Nëntor, 2021

Massimiliano Allegri është me “litar në qafë” dhe pikërisht humbja e fundit në Torino ndaj Atalantës me 0-1 e lë trajnerin me një këmbë e gjysmë jashtë Juventusit.

Direktiva e klubit torinez me në krye familjen Agnelli po vlerëson tashmë opsionet e tjera për stolin. Pirlo dështoi dhe as opsioni për të rikthyer Allegrin nuk po funksionon për ta.

Javë e zezë për trajnerin italian, i cili e ka parë Juventusin të humbasë në Londër kundër Chelsea-t dhe në shtëpi kundër Atalantës, duke mbetur në Serie A njëmbëdhjetë pikë prapa liderit.

Sipas Todofichajes, sekretari i përgjithshëm i klubit Bianconero po flet për ta provuar me Paulo Fonseca. Trajneri portugez ka një poster të mrekullueshëm në Itali dhe mund t’i japë skuadrës një ajër tjetër. /abcnews.al