Sipërmarrësit në Durrës kërkojnë të vaksinohen, Rama: Nuk e kisha menduar më parë

schedule16:13 - 26 Mars, 2021

schedule 16:13 - 26 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premte i shoqëruar nga ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe kryebashkiakja e Durrësit është takuar me operatorët turistikë ku ka njohur nga afër dhe disa nga kërkesat e tyre.

Në një bisedë me kryeministrin një nga operatorët turistik ka kërkuar që të merret parasysh vaksinimi i tyre, pasi nëse një sipërmarrës humb jetën bashkë me të falimenton dhe biznesi.

Në lidhje me një fakt të tillë shefi i qeverisë ka deklaruar se nuk e ka menduar një gjë të tillë më parë, por tani që u njoh me këtë fakt mund dhe të bëhet realitet.

“Nuk e kisha menduar vaksinimin e stafeve të hoteleve në pamjeve të parë tingëllon interesante dhe me shumë dëshirë dhe seriozitet do e vlerësojmë dhe do të shikojmë nëse mund të bëhet e kombinuar me ofertën. Nëse një hotel ka marrëdhënie me Izraelin ku është bërë një % e jashtëzakonshme e popullatës dhe kanë nisur që të marrin pasaportat e gjelbëra dhe po bënin marrëveshje me hotelet në Maltë këto mund të jenë incetiva që mund të bëjmë diçka në lidhje me këtë drejtim dhe ta shikojmë me dashamirësi.

Për mua nuk diskutohet se Shqipëria asetin e vet më të madh për gjeneratat e tjera ka bukurinë që i ka fal Zoti dhe ne kemi bërë çmos që ta relativizojmë atë.

Ka ende shumë punë për të kthyer në ekonomi dhe turizmi është industria jonë e së sotmes dhe së ardhmes që nuk do të na lërë kurrë në balte. Ne do të bëjmë çdo gjë për turizmin. Ne kemi bërë atë që normalisht mund të bëjë shteti deri në atë pikë, por në aspektin e mbështetjes indirekte të përmirësimit të të gjithë klimës dhe hapësirës që operon turizmi do të bëjmë shumë”, është shprehur Rama. e.su./abcnews.al