Sipërmarrësi i kriptomonedhave Sam Bankman-Fried arrestohet në Bahamas

schedule08:21 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 08:21 - 13 Dhjetor, 2022

Sam Bankman-Fried, themeluesi i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas, sipas një deklaratë të prokurorit të përgjithshëm të vendit, shkruan BBC.

Policia tha se Bankman-Fried u arrestua për “shkelje financiare” kundër ligjeve në SHBA dhe Bahamas. Sipas një dosjeje gjyqësore muajin e kaluar, FTX u detyrohej 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj pothuajse 3.1 miliardë dollarë.

Bankman-Fried dikur cilësohej si një version i ri i investitorit legjendar amerikan Warren Buffett, dhe deri në fund të tetorit kishte një vlerë neto në më shumë se 15 miliardë dollarë.

Ai ishte bërë i njohur në Uashington DC si një donator politik, kryesisht për politikanë apo grupe demokrate, që supozohej se mbështeste parandalimin e pandemisë dhe sistemin e kriptove

FTX u themelua në vitin 2019 nga Bankman-Fried, një ish-tregtar i Wall Street dhe ish-punonjës i Google, Gary Wang. FTX ka tregtuar rreth 10 miliardë dollarë kriptomonedha në ditë.

Por më 11 nëntor FTX shpalli falimentimin.

/abcnews.al