Sinqeriteti i “Perandorit” turk: Ndeshja më e dobët e jetës, faji i gjithi i imi

schedule16:38 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 16:38 - 12 Dhjetor, 2019

Galatasaray u mposht 5-0 mbrëmjen e kaluar në Paris përballë PSG dhe e mbylli në vend të fundit aventurën në grupin A. PSG dhe Real Madrid u kualifikuan, ndërsa Club Brugge u kualifikua në Europa League.

Fatih Terim, i njohur ndryshe si “Perandori”, nuk e fsheh zhgënjimin e madh në një prononcim për sajtin zyrtar të UEFA-s, teksa pranon se kjo ishte ndeshja më e dobët që ka parë në karrierën e tij.

PSG dhe Real Madrid i përkasin një niveli superior dhe nuk na mbetet veçse t’i komplimentojmë për kualifikimin. Për ne nuk ishte e lehtë dhe ndihemi të hidhëruar nga kjo mbyllje që i bëmë aventurës në Champions.

Kundër PSG-së zhvilluam performancën më të keqe që kam parë në jetën time. Faji më përket mua, lojtarët bënë gjithçka që patën mundësi“, përfundon Fatih Terim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!