Real Madrid mposhti rivalët e Atleticos nga pika e bardhë e penalltive dhe fitoi Superkupën e Spanjës. Djemtë e Zidane u treguan më të saktë në goditje dhe njëri prej tyre ishte edhe Toni Kroos. Mesfushori analizon ndeshjen ndaj ekipit të Simeones dhe tregohet i sinqertë në lidhje me ndërhyrjen e Valverdes.
Morata po marshonte drejt portës, por 21-vjeçari e ndaloi me një ndërhyrje të qëllimshme që solli edhe kartonin e kuq. Në fund një koment për brazilianin Rodrygo dhe këshillën që i ka dhënë.
“Është gjithmonë bukur të luash ndaj Atletico Madrid në finale. Luajtën më mirë se ndaj Barcelonës dhe në pjesën e parë na vunë në vështirësi, por më pas u rritëm. Mbetet gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre. E fituam këtë trofe, por nuk kemi arritur ende asgjë këtë sezon.
Do ta kemi të vështirë me Manchester City në Champions League. Valverde? Morata kishte një shans të pastër shënimi dhe Valverde na ndihmoi. Nuk ishte një ndërhyrje korrekte, por në atë moment na ndihmoi shumë. Rodrygo? Kur je 18 vjeç është normale të ndjesh pak frikë, por ai ka një gjuajtje të mirë dhe e kam këshilluar të guxojë” , përfundon Toni Kroos. /abcnews.al