Sinqeriteti i Kluivert: Isha blozë në mbrojtje, këtu vuaj për të dribluar

schedule12:56 - 4 Shkurt, 2020

schedule 12:56 - 4 Shkurt, 2020

Justin Kluivert po zhvillon një sezon pozitive me Romën dhe këtë sezon gjendet në shifrën e 5 golave të shënuar mes kampionatit dhe Champions League. 20-vjeçari holandez tregon ndryshimin e madh që ka pësuar që prej kalimit nga Ajaxi në Serie A. Në një prononcim për DAZN, sulmuesi i majtë tregohet i sinqertë, shpreh dëshirën e tij të madhe dhe pikëpamjen që ka për futbollin, atë ofensiv dhe argëtues.

Kur erdha te Roma isha skandal në fazën mbrojtëse. Në Serie A duhet të luash shumë për shokët e skuadrës dhe po përqendrohem në këtë aspekt. Në Itali nuk arrij të dribloj gjithmonë. Ideja ime për të mbërritur te fitorja është driblimi i 4-5 lojtarëve radhazi.

Ëndrra ime? Shpresoj që një ditë të kem edhe unë një foto si ajo e babait tim, i cili shënoi gol në finalen e Champions League (Patrick Kluivert i dhuroi Ajaxit trofeun e madh falë golit të shënuar në finalen e vitit 1995 përballë Milanit). Uroj që ta bëj me Romën“, përfundon talenti holandez. /abcnews.al