Sinqeriteti i Egbo: Po prisnin humbjen që të më hiqnin nga Tirana

schedule20:08 - 12 Nëntor, 2020

schedule 20:08 - 12 Nëntor, 2020

Emmanuel Egbo e dinte që me Tiranën nuk e kishte të gjatë. Shenjat e para të nervozizmit i kishte shfaqur në deklaratat e tij pas miqësoreve, ndërkohë që raporti i tij me drejtorin e ri, Tefik Osmani, nuk ka qenë fort i mirë që pas ndeshjes me Skënderbeun në Korçë, kur pati edhe një përplasje mes stafit dhe ish-mbrojtësit.

Gjithsesi vendimet i merr presidenti Refik Halili dhe pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, me Egbo që nuk kishte disa titullarë në dispozicion, erdhi edhe zyrtarizimi i ndërprerjes së bashkëpunimit. Fjalë të mira në rrjetet sociale, por vetëm kaq.

Në fund të fundit kemi të bëjmë me një shkarkim dhe tifozët nuk kanë ngurruar edhe ta sulmojnë klubin me komentet e tyre në rrjetet sociale. Egbo, për Top Channel, flet troç: “Kishte kohë që prisnin të më hiqnin.

Megjithatë nuk jam aspak i mërzitur për faktin se për një kohë të gjatë po prisnin që unë të humbisja një ndeshje dhe të më largonin”. Egbo largohet nga Tirana pas afro një viti. Në dhjetorin e shkuar ai zëvendësoi Julian Ahmatajn dhe ia doli të fitonte titullin kampion, ndërkohë që shkoi edhe deri në “play off” të Europa League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!