Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sinner, “mbret” vetëm për një javë/ Tenisti italian zbret të hënën në vendin e dytë në renditjen ATP

schedule13:06 - 8 Nëntor, 2025

schedule 13:06 - 8 Nëntor, 2025

Mbretërimi i tij do të zgjasë pak.

Janis Siner po kalon ditët e fundit si numri 1 I renditjes botërore të meshkujve në tenis, kulm që e arriti pasi fitoi turneun Masters të Parisit, dhe që do ta humbasë këtë të hënë, pa nisur mirë turneu I shkëlqyer “ATP Finals” në Torino.

Përse?

Shoqata e Tenistëve Profesionistë, ka bërë të ditur se pikët e Finaleve ATP të vitit të kaluar do të hiqen pa nisur turneu I këtij viti.

Kjo do të thotë se Siner do të humbasë më shumë pikë sepse ishte ai që e fitoi vjet trofeun e vleërësuar sa një Grand Slem.

Italiani 24-vjeçar gjithsesi nuk ka dashur të mendojë shumë këto luhatje në renditje.

Ai ka insur përgatitjet në kryeqendrën e Piemontit, në prani të mjaft tifozëve italianë që kishin ardhur për ta parë.

Objektivi padyshim është që të mbrojë kurorën e vitit 2024, dhe kjo do ta ndihmonte që të kthehej më shpejt në krye të renditjes.

Pas shortit, ai do të ketë si kundërshtarë në grup gjermanin Zverev dhe amerikanin Shelton, të cilët I mundi në Paris.

Alkaraz mund të jetë grup me Novak Gjokoviçin, me amerikanin Fric dhe me australianin De Minër.

Spanjollit do t’i duhet të fitojë të treja ndeshjet në grup që të ruajë vendin e parë në renditjen botërore, ndryshe në krye do të kthehet Siner.

Dy rivalët kanë fituar nga dy Grand Sleme këtë vit, italiani në Australian Open dhe Uimbëlldon, e iberiku në Rolan Garos të Parisit dhe në US Open.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!