Novak Djokovic është gjysmëfinalisti i parë i Wimbledon, pasi mposhti me përmbysje italianin Jannik Sinner me rezultatin 3-2 (5-7, 2-6, 6-3, 6-2, 6-2).
Serbi e nisi mirë ndeshjen, duke e çuar setin e parë 4-1, por më pas gaboi shumë dhe Sinner po paraqitej mirë, duke e mbyllur 7-5 setin e parë.
Djokovic vijoi ta gabonte sërish dhe Sinner në setin e dytë triumfoi 6-2. Më pas erdhi kthesa e serbit, i cili shquhet për përmbysjet e tilla.
Ai e hapi lojën duke e marrë 6-3 setin e tretë, kurse të radhës e mori 6-2, sikurse edhe setin final. Tani pret të mësojë kundërshtarin në gjysmëfinale. / abcnews.al