Drejtori ekzekutiv “Qendra për të drejtat në punë”, Edison Hoxha thotë se për çdo 1 maj, që pas pandemisë, janë organizuar protesta për të drejtat e punëtorëve.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Hoxha u shpreh se këtë vit janë treguar më të kujdesshëm, për shkak të fushatës.
“Kemi protestuar. Tre vitet e fundit janë protesta në qendër të Tiranës. Janë mbledhur numër të madh punonjësish. Protestën këtë vit e bëmë në sheshin “Nënë Tereza”. Nuk ka lidhje me asnjë parti politike. Kryetari i sindikatës nuk është pë rfshirë si kandidat. Organizuam tubimin atje me një grup organizatash dhe sindikatash dhe paralelisht në Patos Marinzë u organizua një tjetër tubim. Ishin mbi 600 vetë. Në momentin që po zhvillohej protesta, ishin 600 vetë në shesh. Partitë politike kanë qenë aty”, theksoi ai./abcnews.al