Sindikata e Policisë së Burgjeve: Punonjësit nuk kanë as kushtet minimale

schedule13:04 - 27 Tetor, 2018

schedule 13:04 - 27 Tetor, 2018

Punonjësit e policisë së burgjeve janë më të diskriminuarit të cilët punojnë në kushte mjaft të vështira. Kështu shprehet drejtuesi i sindikatës së shërbimeve të policisë gjatë takimit të këshillit drejtues të zhvilluar në qytetin e Durrësit.

Valentin Macaj kërkoi që të merren masa pasi punonjësit nuk kanë as kushtet minimale siç janë uniformat dhe dhënia e një vakti ushqimor gjatë orarit të punës. Kreu i sindikatës kërkon që të realizohet edhe rritja e pagave siç është premtuar, e cila sipas tij është më e ulët se punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!