Sindikata e Mjekeve: Të anulohen Lojërat Olimpike të Tokios

schedule11:03 - 14 Maj, 2021

schedule 11:03 - 14 Maj, 2021

Sindikata e mjekëve në Japoni i ka kërkuar qeverisë të anulojë Lojërat të Tokios për shkak të pandemisë së koronavirusit. Anëtarët e unionit i dërguan një kërkesë me shkrim Kryeministrit Japonez Yoshihide Suga.

“Kjo është një situatë e vështirë për atletët, por Lojërat duhet të anulohen. Ne i dërguam  kërkesën tonë qeverisë pasi mendojmë se punonjësit shëndetësore duhet të flasin, “tha Naoto Ueyama, kreu i sindikatës kombëtare të mjekëve.

Në kërkesën me shkrim, Ueyama paralajmëroi që Lojërat Olimpike  mund të jenë shkak i përhapjes së koronavirusit pasi mijëra atletë, trajnerë, zyrtarë dhe gazetarë vijnë në Japoni nga e gjithë bota.  Ueyama tha se edhe nëse nuk ka spektatorë, ngjarja mund të çojë në qarkullimin e varianteve që janë rezistente ndaj vaksinave.

Ueyama shtoi se shkalla e vaksinimit të Japonisë është më e ulëta në krahasim me vendet e OECD. Ai gjithashtu shtoi se zemërimi dhe konfuzioni janë rritur midis punonjësve të kujdesit shëndetësor në Japoni, të cilët janë të detyruar të punojnë orë shtesë për të luftuar pandeminë.

Ceremonia e Hapjes për Lojërat Olimpike pritet të jetë në 23 korrik, por ka shumë pikëpyetje se si Tokio mund të organizojë një ngjarje masive sportive duke siguruar vullnetarët, atletët, zyrtarët -dhe publikun japonez nga Covid-19.

Japonia ka regjistruar 660,884 raste sipas Universitetit Johns Hopkins. Disa prefektura – përfshirë Tokion  ndodhen në gjendje të jashtëzakonshme deri në fund të majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!