Sinani i kthehet Devollit: 4 pikë në 7 ndeshje, ku ishte efektiviteti i punës?

schedule13:12 - 16 Mars, 2022

schedule 13:12 - 16 Mars, 2022

Rodolfo Vanoli u prezantua ditën e sotme si trajner i Dinamos, krah administratorit Ilir Sinani. Ai ka folur edhe për largimin e Devollit dhe gjërat që kanë ndodhur në ekip nga fillimi i sezonit. Sinani e nisi kështu deklaratën e tij:

“Që në fillim të sezonit, presidenti i besoi shumë trajnerit të parë, i cili bëri përzgjedhjen e ekipit. Ai bëri punë të mirë, bëri një grup, por edhe fati nuk e ndoqi, sepse Dinamo bëri disa ndeshje të mira gjatë sezonit.

Në merkaton e janarit përsëri bëmë disa përforcime dhe morëm si trajner të dytë zotin Devolli, të cilin e njihte shumë mirë trajneri Shkëmbi. Rezultatet e dobëta na detyruan që të bënim një ndërrim mes Shkëmbit dhe Devollit”.

|Devolli e mori me entuziazëm, dha shumë lojëra të mirë, por nuk patëm rezultatet dhe u detyruam të ndërrojmë trajnerin. Presidenti ka një filozofi të vetën: ai ka duruar në maksimum, i ka duruar të gjithë. Në fund kontaktoi me Vanolin dhe i besoi ekipin për këtë pjesë të mbetur të sezonit”.

“Vanoli e njeh kampionatin shqiptar dhe ka marrë përsipër objektivin që të jemi në Superiore. Megjithatë, presidenti i dha dje garancinë se edhe nëse nuk do të jemi në Superiore, Dinamo do të vazhdojë me Vanolin rrugëtimin e gjatë”.

“Devolli? Nëse në shtatë takime merr vetëm një fitore dhe një barazim, ku është efektiviteti i punës tënde? S’po llogaris katër ndeshjet si ndihmës i Shkëmbit… Devolli hidhte idenë se Dinamos i duhej trajner vendas, do ishte më mirë, por presidenti e pa të udhës që më mirë të merrte Vanolin, një trajner me eksperiencë”, përfundoi administratori i Dinamos, Ilir Sinani. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!