Sinagoga e Sarandës/ U ndërtua në shekullin e IV për besimtarët hebrenj, Kaçi: Dëshmi e bashkëjetesës fetare

schedule20:34 - 2 Mars, 2024

schedule 20:34 - 2 Mars, 2024

Është emërtuar si bazilika-sinagogë dhe është një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit të Sarandës.

Një monument kompleks ku janë zbuluar disa faza ndërtimi nga periudha romake në antikitetin e vonë, ku më e rëndësishmja ishte kthimi saj në një bazilikë paleokristiane.

Arkeologu Genci Kaci tregon se ngjitur me bazilikën ka qenë ndërtuar edhe një sinagogë për besimtarët hebrenj.

“Pjesa që shikojmë nga mbrapa, janë ambiente të bazilikës dhe në më pjesën perëndimore janë dy dhoma të vogla, të cilat kanë shërbyer për besimtarët e fesë hebraike. Vetë ambienti këtu, kisha ka qenë shumë e madhe.”

Nga mozaikët dhe gjithçka tjetër që është zbuluar, mendohet se kjo është sinagoga më e ruajtur e kësaj periudhe.

Kaçi thotë se ndërtimi kaq afër i dy objekteve të tilla, është dëshmi e bashkëjetesës fetare, një vlerë që shqiptarët i ka identifikuar edhe para shumë shekujve.

“Monumenti ka rëndësi e tij, jo vetëm për të treguar vijueshmërinë e jetës këtu, por një nga rëndësitë më të veçanta është që tregon bashkëjetesën fetare.”

Vlerat e rralla që mbart, e kanë bërë një nga monumentet më të vizituara në qytetin e Sarandës.

Ky monument u zbulua në shekullin e kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e pallatit të Kulturës së qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!