Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë e nevojshme në dietën ditore. Ajo sintetizohet në lëkurë me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, ndërsa është gjithashtu e pranishme në ushqime të tilla si peshku yndyror, e verdha e vezës, në qumështet dhe drithërat e fortifikuara. Format e saj janë ergocalciferol (vitamina D2) dhe kolecalciferol (vitamina D3).
Përfitimet e vitaminës D për shëndetin tonë:
- Kontribuon në thithjen / përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit.
- Kontribuon në mirëmbajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak.
- Kontribuon në mirëmbajtjen e gjendjes normale të kockave.
- Kontribuon në mirëmbajtjen e funksionit normal të muskujve.
- Kontribuon në ruajtjen e gjendjes normale të dhëmbëve.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Merr pjesë në procesin e ndarjes së qelizave.
Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga mungesa e vitaminës D janë:
- lodhja
- dobësi muskulore
- dhembje në kyçe
- pamundësia e përqendrimit
- dhimbje koke etj.
/abcnews.al/