Simpsons parashikoi veshjen e Kamala Harris ditën e betimit, zbulohet detaji

schedule15:53 - 21 Janar, 2021

schedule 15:53 - 21 Janar, 2021

Seriali i animuar “The Simpsons” ka bërë shumë parashikime të sakta përgjatë viteve të transmetimit të tij në televizion.

Një numër ngjarjesh nga jeta reale, nga kriza e Ebola deri tek Lady Gaga duke performuar në Superbowl janë përshkruar në shfaqje para se të ndodhnin në të vërtetë.

Por duket se edhe ceremonia e inaugurimit të Jeo Biden dhe Kamala Harris nuk u ka shpëtuar. Në rrjetet sociale po qarkullojnë postime, ku sipas tyre vërtetohet se veshja e Harris është parashikuar më herët.

Veshja vjollcë dhe gjerdani që Harris mbante në ceremoninë e betimit të së mërkurës ishte e ngjashme me atë të Lisa Simpson në një episod të transmetuar në vitin 2000.

Në episodin, me titull “Bart to the Future”, Lisa bëhet presidente e SHBA, duke mundur një biznesmen amerikan, që është vlerësuar të ishte Donald Trump. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!