Ylli i “Britain’s Got Talent”, Simon Cowell ka treguar se ka përgatitur testamentin e tij, pasi pësoi një aksident traumatik me biçikletë që e la me një krah të lënduar.
62-vjeçari ka bërë me dije se mes shuma të mëdha të parave, 24 milionë euro ia ka lënë qenve të tij.
Simon e konsideroi procesin si “një nga gjërat më dëshpëruese që ka bërë ndonjëherë dhe një nga më të vështirat”, pasi ai zbuloi se “çdo gjë për të cilën interesohet” do të mbulohet në testament.
Duke folur për tabloidin britanik The Sun, Cowell tha: “Për fat të keq, duhet dhe ajo ditë, kur të vijë, është si: ‘Krisht, tani duhet të ulem dhe të flas për vdekjen time për orët e ardhshme’. Ishte e tmerrshme. Por fakti që e kam bërë tani më ka dhënë qetësi”./abcnews.al