Atletico Madrid luan nesër kundër Eibar jashtë fushe (21:00), teksa Diego Simeone nuk i ka kursyer batutat dhe thumbimet ndaj Juventusit. Trajneri i ekipit “Colchoneros” bën një krahasim midis Alvaro Moratës dhe Pippo Inzaghit, ish-sulmuesit unik italian.
“Moratës i pëlqen të luajë mes linjave. Më kujton Pippo Inzaghin që luante gjithmonë në limitet e ‘offside’, gjithmonë në situata më të favorshme sesa të pafavorshme. E njëjta gjë ndodh edhe me Moratën, gjithmonë gjendet në limitet e pozicionit jashtë loje.
Në kohën e Inzaghit nuk kishte VAR dhe e lejonin të vijonte aksionin. Mos të harrojmë që ai luante me Juventusin… “, thekson duke buzëqeshur Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid. /abcnews.al