Simeone ka folur për të ardhmen e tij

schedule17:39 - 8 Maj, 2023

schedule 17:39 - 8 Maj, 2023

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka komentuar të ardhmen e tij.

Kujtojmë se Simeone mori drejtimin e Atleticos në fund të vitit 2011. Kontrata aktuale e trajnerit argjentinas 53-vjeçar është llogaritur deri në fund të sezonit 2023/2024.

“Kam edhe një vit kontratë me Atleticon. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”, citohen fjalët e Simeone nga gazetari Fabrizio Romano në rrjetet sociale duke iu referuar La Gazzetta dello Sport.

Duhet theksuar se për momentin Atletico zë vendin e dytë në renditjen e kampionatit të Spanjës. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!