Në Kiev ka nisur puna për çmontimin e monumentit që simbolizon “miqësinë mes Ukrainës dhe Rusisë.” Monumenti i madh pranë lumit Dnieper u ngrit në vitin 1982 për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës dhe Rusisë.
Vilati Klitschko, kryebashkiak i Kievit, bëri të ditur se çmontimi ka nisur sot.
“Demontimi ka nisur sot dhe ne planifikojmë ta përfundojmë sonte. Ne po heqim skulpturën prej bronzi të dy punëtorëve, të instaluar në qendër të kryeqytetit ukrainas në vitin 1982.”
Rusia ka demonstruar tashmë “një dëshirë barbare për të shkatërruar shtetin tonë dhe ukrainasit paqësorë”, tha Klitschko. /abcnews.al/