I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer zhvilloi sot një takim në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Fokusi kryesor i diskutimit ishte çështja e Kosovës për fillimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Gjatë konferencës për shtyp lideri serb falenderoi Palmerin për vendosjen në xhaketë të lules ‘Natalijina Ramonda’. Kjo lule është simbol që përfaqëson popullin serb.
Po ashtu Vuçiç e falenderoi Palmerin për aleancën mes Serbisë dhe SHBA’së që sipas tij daton që nga Lufta e Parë Botërore.
“Gjyshi i gruas së Palmerit, nga rruga, luftoi në Luftën e Parë Botërore që flet për aleancën tonë, faleminderit për atë gjest,” tha presidenti serb.
Sakaq, Natalijina Ramonda është një lule që përfaqëson popullin serb dhe përvojat që ka kaluar. Kjo lule ka marrë emrin sipas mbretëreshes serbe Natalija Obrenovic./abcnews.al