Teksa jemi pak orë para ndeshjes së madhe në Pragë mes Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian Gjermani “2024”, atmosfera në kampin “kuqezi” duke fantastike.
Për fat të mirë në këtë ndeshje, kombëtarja jonë vjen me lojtarë që po gëzojnë një formë shumë të mirë në ekipet e tyre respektive, ndërsa e vetmja mungesë e madhe mbetet ajo e Brojës, pak më pak ajo e Kumbullës.
Tekniku brazilian, Silvinho që në momentin e parë që “shkeli” në Shqipëri, la shijen e një njeriu pozitiv dhe një profesionisti të zot.
Deri më tani, i tillë ka rezultuar. Kombëtarja pas disa viteve të vështira, ka rigjetur veten e saj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo padyshim falë Silvinhos dhe frymës që i ka dhënë grupit.
Një foto mjaft interesante po qarkullon në rrjet, teksa shihet tekniku Silvinho në Pragë, i cili është takuar me tifozët “kuqezi” dhe nuk ka hezituar të bëjë foto duke bërë me duar edhe shqiponjën, ndërsa pranë tij ndodhet tifozi me helmetën e Skëndërbeut.
Pamje këto që rrisin akoma edhe më shumë adrenalinën para kësaj ndeshjeje, tepër të vështirë për djemtë tanë. Besimi për një rezultat pozitiv tek ata që do të zbresin në fushë, stafi dhe tifozët nuk mungon.r.t/abcnews.al