Biznesmen, producent dhe reper, Silvi Fort tregon në një intervitë me Kildën për emisionin “Thumb” se jetën e bëj më luksoze se në video-klipet e këngëve të tij.
Kilda: Për sa i përket klipeve të tua unë kam parë goca, jetë luksoze, makina, lekë, kështu është edhe jeta jote reale?
Fort: Është më shumë se kaq por ne nuk kemi dashur ta teprojmë shumë në klipe.
Kilda: Po ku i gjen gjithë këto lekë ti?
Fort: Një person që punon 16 orë si unë nga pjesa e lekëve nuk është problem.
Kilda: Përsa i përket verës, koncerteve, data ke ndarë duke qenë se vera është e vrullshme për artistët?
Fort: Është një nga sfidat më të mëdha dhe nuk e mendoja që do të ishte kaq impenjative. Do zhdukem për nja dy muaj dhe do jem lart e poshtë. Ja kaq lek sa për një avion privat nuk i kemi akoma./abcnews.al